Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndocaj.
73-vjeçari Mark Ndocaj ka ndërruar jetë në spitalin Covid-1 në Tiranë
ku ishte i shtruar prej disa ditësh, pasi gjendja e tij shendetësore
ishte rënduar.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.