Presidenti PPE thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni 9! Basha do të realizojnë integrimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një
bashkëbisedim online me Presidentin e PPE, Donald Tusk dhe përfaqësues
të lartë të PPE.

Duke shprehur mbështetjen për PD dhe programin e saj në këto
zgjehdhje, Tusk apeloi qytetarët shqiptarë që të votojnë Lulzim Bashën
për të realizuar integrimin europian të Shqipërisë.

Tusk deklaroi se fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale
korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje
votash dhe papunësi.

Ndaj ai i bëri thirrje qeverisë që të garantojë zgjedhje të lira dhe
të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe
blerjen e votës për të prishur zgjedhjet.

Donald Tusk: Të dashur përfaqësues të
EPP, i dashur president, i dashur Lulzim, të dashur anëtarë dhe
mbështetës të Partisë Demokratike, miq të dashur, është kënaqësi të jemi
bashkë sot, përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme parlamentare të
dielën më 25 Prill. Nuk ka mbetur shumë kohë, por unë shoh me shumë
admirim programin tuaj zgjedhor dhe gjendjen shpirtërore dhe energjinë
pozitive të fushatës suaj. Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë
shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim.
Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që
Shipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të
përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë.

 Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore
Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti
europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe
kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e
Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha
tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të
mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë
shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e
cila është shumë e nevojshme edhe tani. Fatkeqësisht viti i kaluar ka
shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe
të trurit, blerje votash dhe papunësi.

Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë
Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme
që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune,
mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë
shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe
do të rikthejë besimin tek institucionet. Për më tepër, unë shoh ekipin
tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën
të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë
Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja
ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të
ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe
blerjen e votës për të prishur zgjedhjet. Shpresoj që njerëzit do ta
kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim. Votoni
9! Shqipёria fiton!

Vetë Basha, duke garantuar miqtë europianë se prioriteti i tij dhe PD
është hapja e negociatave dhe anëtarësimi  i plotë i Shqipërisë në BE,
tha se të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në
Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë,
për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin
e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e
konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Lulzim Basha: Faleminderit miq të
dashur, anëtarë të kryesisë së familjes sonë të Partisë Popullore
Europiane. Më lejoni të filloj duke shprehur mirënjohjen time dhe ekipit
tim dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që 
u keni gjetur kohë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar,
për të mbështetur aspiratat europiane të shqiptarëve. Prioriteti ynë
është të hapim rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare
të plotë të Bashkimit Europian.

Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë por me mbështetjen tuaj dhe
mbështetjen e vendeve anëtare që janë pjesë e familjes sonë të madhe ne
kemi qenë në gjendje të tregojmë se kur jemi të bashkuar në qëllim dhe
jemi të përkushtuar për të ndërmarrë reforma të vërteta, kjo ka
funksionuar , për t’i sjellë shqiptarët më pranë Bashkimit
Europian. Ndihem i bekuar, ne të gjithë jemi të bekuar me miq si ju, me
ndihmën që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që bënë të mundur që
shqiptarët të arrinin një moment historik, një ëndërr, që ishte lëvizja
pa viza në Europë. Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur
rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë.

Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është
dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm
dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në
mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është
angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para
popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të
para të qeverisë së re të hapim negociatat për antarësim në BE. Të
gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin
Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për
investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e
demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e
konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur
ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në
krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit.
Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te
pjesmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për
ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim. Eshtë në duart e
tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone.
Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për
t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, për të përmirësuar ekonominë dhe
për të mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi dhe për tju mundësuar të rinjve
tanë të qëndrojnë në vendin tonë duke ju garantuar atyre punesim permes
investimeve shqiptare dhe të huaja, për një e ardhme më të mire për të
gjithë.  Dhe kjo është arsyeja për sloganin tonë “bashkë për ndryshim,
Shqipëria fiton”.