Presioni i madh i tifozëve, Uefa, Fifa, qeveritë, federatat, që të
gjitha këto ishin kundër krijimit të SuperLigës duke iu kundërvënë
kompeticionit më të ri nga 12 klube.
Ishin ato angleze që fillimisht nisën tê tërhiqeshin derisa u
bënë 6 zyrtarisht dhe për SuperLigën nuk kishte më kuptim të
funksiononte ndaj dhe në orët e para të ditës së sotme njoftuan
shkrirjen me nje komunikatë me synimin për të gjetur një model të ri.
“Ne po rishikojmë hapat e duhur, në mënyrë që të riformësojmë
projektin. Po propozojmë një kompeticion të ri, sepse ai aktual nuk po
funksionon. Klubet angleze janë detyruar të largohen, për shkak të
presionit të jashtëm”.
Tani pritet edhe reagimi i Uefas se si do të sillet ndaj klubeve rebele apo do te pranoje qe te bisedoje për një reformë tjetër.