Që nga ndarja nga Brad Pitt në 2016-ën, Angelina Jolie ka marrë më pak projekte sesa normalisht.
“E dua regjizurën, por çështjet familjare ma kanë bërë të pamundur
angazhimin në regjizurë. Unë kisha nevojë të bëja punë të vogla në kohë
të limituar dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri
duke bërë disa punë aktrimi.”
Ajo dhe Brad ndajnë kujdestarinë e pesë
nga gjashtë fëmijët e tyre, Pax , Zahara , Shiloh dhe binjakët Vivienne
dhe Knox , ndërsa djali i tyre i madh, Maddox , tani është 18 vjeç.
Aktorja 45-vjeçare kohët e fundit pranoi për britaniken “Vogue” se sa jokonvencionale është jeta e saj familjare.
“Ndjehem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një mami tradicionale”.
Sado
jo konvencionale mund të jetë jeta e saj dhe e fëmijëve të saj,
Angelina gjithashtu tha se nuk është ndjerë kurrë më mirë. Ndërsa
shprehet: “Ndiej se në të 50-at do bëj hapin tim të radhës.”