Tjetër incident elektoral kur kanë mbetur vetëm katër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve.
Në Fier, kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj është përplasur me punonjës të bashkisë Fier.
Mehmetaj pretendon se punonjësit e bashkisë po heqin banderolat e LSI për të vendosur ato të PS.
Nuk ka munguar dhe konfrontimi fizik brenda ambienteve të Bashkisë.
Mehmetaj dhe përfaqësues të tjerë të LSI kanë derën e Bashkisë dhe
kërkojnë ballafaqim me Armando Subashin për tu treguar se mbi çfarë
ligji e ka mbështetur urdhëresën e tij për heqjen e materialeve
propagandistike të LSI.
“Nuk ikim nga sheshi pa u vendosuri baneri jonë. Ose të vijë të
ballafaqohet ose gjithë qyteti i Fierit do të bllokohet, bëja të qartë
kryetarit të bashkisë” tha Mehmetaj.
Mehmetaj pretendon se banerat po hiqen pasi pritet që Rama të ketë një takim elektoral në Fier.
Ndërkohë janë bashkisë janë mbledhur me dhjetëra mbështetës të LSI që thërrasin herë pas here “Rama ik”.