Presidenti Ilir Meta reagoi pas denoncimit të kandidates së LSI,
Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi
pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.
Teksa iu bën thirrje kandidatëve të LSI të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës “horrat”
“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e
provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta
tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e
votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i
ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.”, shkruan
Meta.