LSI rikthen banderolat në Fier, Meta apelon: Mos bini pre e provokimeve, për votën mprihni sfurqet

Në mungesë të një përgjigje nga Bashkia e Fierit, mbështetës të LSI
rreth orës 11:19 nisën të rivendosin banerin elektoral dhe disa flamuj.

Heqja e tyre u bë me urdhër të kreut të bashkisë Armando Subashi.

 Kjo solli tensione dhe përplasje fizike mesmbështetësve të LSI dhe punonjësve të bashkisë Fier.

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cilësoi një akt burracak.

Mehmetaj pretendon se banerat po hiqen pasi pritet që Rama të ketë një takim elektoral në Fier.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta në një reagim për ngjarjen në facebook u
bëri thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve
të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me
urtësi këtë moment.

Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve, Meta i paralajmëron t’i
mprehin sfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba
këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.