Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me
qytetarët në Fushë-Krujë, ka përmedur edhe ish-Kryeministrin Sali
Berisha.
Teksa ka folur për këtë të fundit, me ironi ka thënë se qytetarëve
nuk duhet t’u flasësh për Berishën pasi sipas tyre ai solli demokracinë.
“Çar majtas-djathtas? Si? Djathtas me Lulin? Po pse? Kanë kohë
akoma burrat e Krujës që të luajnë me kuklla? Kuklla që ua kurdis Ilir
Meta me Saliun? A mos! Se nuk duhet që t’ua prekësh Saliun. Se ai është
njeriu që i solli demokracinë. Po, po. Noc Rrokun.“- tha Rama.