Kryetari i PD-së mbushi plot pedonalen e Korçës në takimin elektoral
përmbyllës të këtij qyteti ku I bëri thirrje mbështetësve më 25 prill të
votojnë nr 8 për ndryshimin e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.
“Është përdorur dhe keqpërdorur shpërdoruar si oborri i një
njeriu dhe grushti njerëzish që janë pasuruar dhe të babëzitur për të
grabitur gjithçka teksa rinia korçare largohet në emigracion. Nuk
mbaruan as rrugën që e gjetën gati me financim Qukës Qafë Plloç e bredh
fshat më fshat duke premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të
dielën ia kthejmë Korçën korçarëve dhe Shqipërinë shqiptarëve” u tha Basha qytetarëve të Korçës.
Më pas ndalesa e tij ishte qyteti i Devollit ku tha se Rama nuk meriton një mandate të tretë.
”A mund të lihet një vend i bekuar si Devolli në këtë gjendje,
sikur s’ka qeveri, pa mbështetje? A mundet që për 8 vite me radhë të
rrisësh çmimin e naftës, të rrisësh çmimin e energjisë mos të sjellësh
asnjë subvencion, të rrisësh kontributet shoqërore për fermerët e
varfër, të shkatërrosh shëndetësinë, të shtosh gjobat dhe pastaj të
gjesh guximin e të kthehesh e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera?
Ku e gjen guximin pasi s’ke bërë asgjë këto 8 vite dhe pasi e ke bërë
jetën ferr fermerëve të Devollit dhe banorëve të Korçës dhe të gjithë
Shqipërisë të trokasësh përsëri në derë e të kërkosh edhe 4 vjet të
tjera. Cila është përgjigja e Devollit? E tillё do tё jetë mё 25 prill”
Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha
se Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre dhe më 25 prill do të
votojnë masivisht për ndryshimin. Kreu i opozitës tha se vota për numrin
9 do të thotë 100 milion euro subvencione direkte çdo vit për fermerët
Devollit dhe të gjithë Shqipërisë.