Pritet që në orën 18:00 kryeministri Edi Rama të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Fierit.
Por duket se entuziami për këtë takim ka nisur shumë herët, pasi në rrethrrotullimin e qytetit dhe në rrugën kryesore janë vendosur karrige të shumta, ku do të ulen simpatizanët e Partisë Socialiste e kjo 8 orë para fillimit të takimit
Por vendosja e karrigeve kaq herët dhe në një hapësirë kaq të madhe ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në videon më poshtë mund të shihni se si një ambulancë e ka të
vështirë të kalojë dhe duhet ndërhyrja e një njeriu për të spostuar
karriget nga rruga.