Patronazhistëve s’u shpëton as De Biasi, ish-trajneri i kombëtares së futbollit vëzhgohej nga Alban Hoxha…

Patronazhistëve nuk u ka shpëtuar as ish-trajneri i kombëtares
shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi. Sipas regjistrit elektronik
rezulton De Biasi ishte nën patronazhin e Alban Hoxhës, por nuk dihet
sese kush është i fundit dhe a është i njëjti person me portierin e
Partizanit.

Sakaq, De Biasi, në një intervistë për “Panorama Sport”, e ka pritur
vëzhgimin që i është bërë me humor, duke e quajtur patronazhistin e tij,
spiun.

Pjesë nga intervista:

Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?

Ç’dreqin është ky?

Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të
dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe
informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…

Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

Prej disa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e
Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri
juaj.

Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…

Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni
fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë
votojmë, etj…

Pak a shumë…

Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme