Braçe ofendon fëmijët në Divjakë: Ju kastraveca të vegjël…

Listën e Partisë Socialiste në Fier për zgjedhjet e 25 prillit do ta
kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe. Në kuadër të takimeve elektorale
për zgjedhjet e së dielës, Braçe ishte në një takim me qytetarët e
fshatit Mizë në Divjakë. Por në një video në rrjetet sociale duket se
zv.kryeministri nuk e mban dot gojën dhe nis e ofendon fëmijët e fshatit
e këtë e bën fiks para shkollës.

Në video Braçe dëgjohet teksa akuzon grumbulluesin e prodhimeve
bujqësore Ramir Hasa si organizator banditësh të vegjël. Por sikur të
mos mjaftonte kjo quan fëmijët, banditë të vegjël e kastraveca vetëm se
bërtitën “Rama Ik” ndërkohë që Erioni mbante fjalimin në oborrin e
shkollës 9-vjeçare Mizë.