“Çfarë i djathtë je mor të marrsha t’ligat”! Rama: PD është mallkuar nga Enver Hoxha, po i votuat, shkoni në djall!

Sërish me tona ironike, kryeministri Edi Rama foli për kundërshtarët
politikë, duke u ndalur te kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas Ramës,
numri 9 i PD është ters, sepse bëhet 6, që është numri i djallit, dhe po
votove ata, shkon në djall.

“Ne kemi vendosur për të rinjtë themelin e një rruge, ku hyn i pari,
kush e meriton i pari, jo djali i ministrit, vajza e deputetit. Por të
jeni të bindur se vota tjetër kund, përveçse te 12, është votë kundër
jush, sepse do ua prish këtë sistem. Do të thotë t’i biesh vetes, ndërsa
të mos votosh do të thotë të bësh një gabim fëmijëror. Është ideja më
idiote.

E dini pse është ters nënta? Se bëhet gjashtë. Ky është numri djallit.
Tani votove 6 të vjen 9, dhe votove 9 të vjen 6, e shkon në djall. Kush e
ka 6? Mona. Kush e ka 9? Luli. Rrotullohen ato, bëhen 69, të del Iliri
me Saliun. Mbaroi magjia, kaq ishte! Të hudhin spirrën e pastaj takohemi
te tramvaji i Tiranës”, tha Rama.

Më tej, Rama ka ironizuar Bashën, teksa është shprehur se “Gjelin po,
vetullat po, pudrën po, okllainë po. Lëri mot ë gjitha këto, bëje si
puna ime kur isha i vogël dil haptas. Të gjithë burrat të lënë mjekra e
të bëhen kushërinjtë e mi, si ai i Kavajës. E patë atë të Kavajës, se
Grida tha e ka kushëri. Se Grida sheh nga qimet, po unë jam kushëri me
Pandin, që s’ka asnjë qime. Këta janë këta. I them atyre qytetarëve të
Tiranës që thonë ‘jam i djathtë unë’. Çfarë i djathtë je mor të marrsha
të ligat, rri mo i djathtë, ha djathë, hiqe fare televizorin kur dal
unë. PD është e mallkuar nga Enver Hoxha. Mallkimi i Enver Hoxhës i ka
lënë në kurriz Saliun e Ilirin dhe nuk ngrenë kokë ato, janë bërë
qesharakë. Luftojnë komunizmin, do sjellin demokracinë”.