“Kemi akoma m** për të bërë”, Rama “e qelb” në Lushnje.

Kryeministri Edi Rama ishte dje në një takim elektoral në qytetin e Lushnjes ku foli mbi sukseset e qeverisë së tij dhe planet për 4 vitet e ardhshme, nëse merr besimin e shqiptarëve.

Por në entuziazëm e sipër, shefit të qeverisë duket se i shpëton goja në një moment, raporton Ora News.

Çdo shqiptar që beson te puna duhet dhe do të jetë zot në këtë vend. Për këtë kemi akoma punë për të bërë. Për këtë kemi akoma mut për të bërë”.

Me siguri që do të ketë qenë një lapsus edhe në sajë të lodhjes së madhe të takimeve të njëpasnjëshme në të gjithë Shqipërinë dhe dëshira e madhe për një mandat të tretë. Apo e ka patur seriozisht?…