LSI mbyll fushatën, Kryemadhi: Të dielën shqiptarët të zgjedhin: Të jetojmë në Shqipëri apo azilkërkues në Evropë

Mijëra qytetarë iu bashkuan LSI-së në takimin përmbyllës elektoral pak orë larg zgjedhjeve të 25 Prillit.

LSI mbyll fushatën, Kryemadhi: Të dielën shqiptarët të

Sipas Kryemadhit, “sot Shqipëria është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve”.

Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore. Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet.

Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh.
Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës.
Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit.
Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj.
Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet.