Partia Socialiste mbyll sot fushatën elektorale në Tiranë me një miting në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te ngjarja e djeshme në Elbasan duke u shprehur se tani është akoma më krenar me patronazhistët.
“Unë kam qenë gjithnjë krenar për patronazhistët, por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan unë jam më shumë se kurrë krenarë për ju. Ato bënë çmos që t’ju lëndojnë që t’ju cënojnë, që t’ju dekurajojnë, ata madje bënë çmos që t’ju poshtërojnë, por ka Zot sepse ata që i bënë ato kundër jush, dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur se ashtu s’dalin dot ashtu sepse kur i mendoj zhveshur ato… Por dolën zhveshur në përmasën e karakterit të tyre, pa pasur asnjë pikë turpi, pasi kur Shqipëria u trondit nga humbja e jetës ato morën përsipër të thonë shqiptarëve që e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo. Kush nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre dhe të gjithë atyre duhet ti vërë gishtin kokës për fëmijët e tyre”.