E rrallë! Gruaja vaksinohet me fustanin e nusërisë: Kjo veshje përfaqëson shpresën

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkoi të vaksinohet ndërkohë kishte veshur fustanin e saj të nusërisë.
Si shumë njerëz edhe Sarah Studley iu anulua dasma për shkak të Covid-19.
Megjithatë, ajo nuk e la fustanin të shkojë dëm.

një postim të shpërndarë nga Fakulteti Sistemit Mjekësor të
Universitetit të Maryland, Studley shihet duke bërë vaksinën e saj
kundër Covid-19, ndërsa shfaqet e veshur me fustanin e dasmës që nuk u
realizua kurrë.

“Thjesht
më dukej sikur do të ishte e pamundur që dasma të bëhej në kushte të
sigurta edhe argëtuese në këtë kohë pandemie që po jetojmë. Asnjë veshje
e bukur nuk duhet të qëndrojë në dollap e paveshur. Për mua vaksinimi
është një festë. Shumë gjëra u anuluan, por kjo veshje, nëse asgjë
tjetër, përfaqëson shpresën
,” thotë ajo për mediet lokale.

Postimi ka nxitur reagime midis përdoruesve të internetit.
Të shumtë janë ata që e vlerësojnë gruan për veprimin simbolik dhe shpresën që ajo përcjell për publikun.