Pas informacioneve se një automjet po ndante para në këmbim të votës,
drejtues të Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj e bllokuan atë.
Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Ora News, në kroskotin e
automjetit shihen monedha, prerje 50 mijë lekëshe. Ndërsa është gjetur
edhe një listë me emrat e personave që dyshohet se do të merrnin
paratë.
Maqellarë, Makina e bllokuar nga PD
Për
këtë ngjarje, deri tani Policia Dibër ka arrestuar shtetasin Dionis
Gjoli, me detyrë jurist në bashkinë Bulqizë dhe një të ri që e
shoqëronte.
Pak ditë më parë, anëtarë dhe simpatizantë të PD bllokuan një furgon
të bashkisë Berat që po shpërndante ushqime, sipas opozitës, në këmbim
të votës.
Maqëllarë, Bllokimi i makinës