Ngjyra e syve vazhdon të zhvillohet dhe të ndryshojë derisa jemi
rreth 3 vjeç. Sidoqoftë, është e pamundur që sytë e njeriut të kenë
ndonjëherë ngjyrë tërësisht të zezë. Ata thjesht duken të tillë në raste
të caktuara, për shkak të ndriçimit, për shkak të pasqyrimit të rrobave
që kemi veshur apo nga përdorimi i lenteve. Njerëzit me sy të zinj
ekzistojnë vetëm në filma thriller dhe horror. Ka disa arsye për këtë:
– Gjenet tona nuk e lejojnë
Ka rreth 16 gjene të ndryshme që janë përgjegjëse për ngjyrën e syve.
2 prej këtyre gjeneve janë faktorë kryesorë, gjenet HERC2 dhe OCA2. Ato
saktësojnë ngjyrën e syve përmes sasisë së melaninës të pranishme në
iriset tona. Ngjyrat në melaninën e syve mund të variojnë nga një
larmishmëri, si blu dhe gri, por ngjyra më e errët e mundshme është kafe shumë e errët, jo e zezë.
– Ndoshta, do përfundonim duke qarë gjithë kohës
Objektet që janë të zeza thithin më shumë dritë. Drita dhe energjia e
tepërt shndërrohen në energji të nxehtësisë. Kjo mund të nënkuptojë se
nëse gjenet tona do na mundësonin sy tërësisht të zinj, atyre do t’ju
duheshin shumë lot që ata “të mos nxehen”.
– Sytë tanë s’do ishin të sigurt kundër dritës/rrezatimit të dëmshëm
Ne do ta kishim të vështirë të dilnim në mes të natës nëse do të
kishim sy të zinj. Rrezet e dritës së diellit përmbajnë dritë
ultraviolet ose UV, dhe objektet e zeza priren të thithin më shumë dritë
UV sesa ngjyrat e tjera. Ekspozimi i zgjatur mund ta përkeqësonte
shëndetin e syve. Falë përbërjes sonë gjenetike, melanina që siguron
ngjyra në iriset tona na mbron nga drita ultraviolet. Studimet tregojnë
se melanina mund të asgjësojë mbi 99.9% të rrezatimit UV që thith, duke
mbrojtur sytë nga dëmtimet e ekspozimit në diell.