Nga Shkodra e nisi rrugëtimin kryetari i PD-së për ta mbyllur fushatën zgjedhore sot pasdite me një miting në Tiranë.
“Fitorja e të dielës do të nisë nga Shkodra. Nga maja e Kelmendit e do të zbresë në çdo skaj të Shqipërisë” tha Basha.
Mes qytetarëve që kishin dalë për ta pritur edhe pse binte shi, Basha
I ftoi të votojnë masivisht për të larguar përfundimisht Ramën nga
qeveria.
“Ju i keni prirë ndryshimit do i prini dhe fitores. Votë masive popullore për numrin 9 dhe largimin përfundimar të Edi Ramës nga skena politke “ tha Basha.
Sot Partitë politike mbyllin fushatën eleketorale për të lënë nesër vendin në ‘heshtje zgjedhore” .