Gjon’s Tears / Shqiptari i talentuar që përfaqëson Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës

Gjon Muharremaj është kengëtari me origjinë shqiptare i cili do të
përfaqësojë Zvicrën në festivalin e Eurosong-ut, që do të zhvillohet në
22 maj, në Roterdam të Hollandës.
“Tout l’Univers” është titulli i këngës me të cilën 22 vjeçari do të konkurojë në Festivalin Evropian për Zvicrën.

Ajo ç’ka tërheq vëmendjen nga kënga “Tout I’Univers” është zëri madhështor i artistit shqiptar.

“Nëse do ta përshkruaja këngën time me tre fjalë, ajo do të ishte
sigurisht emocionale, epike sepse përfshihen shumë instrumente muzikore
dhe e thellë, pasi temat që trajton kanë shumë kuptim për mua”
, thotë këngëtari në një intervistë për faqen zyrtare të Eurovision-it.

Pavarësisht
se ka lindur në Zvicër, Gjoni flet shumë mirë gjuhën shqipe, duke
ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës, pasi babanë e ka me
origjinë Kosovare ndërsa nënën nga Tirana.
Gjoni i ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë.
Historia
e tij me muzikën e ka gjenezën që në fëmijëri kur interpretonte këngën e
Elvis Presley “Can’t Help Falling In Love With You”. Duke e dëgjuar
teksa këndonte këngën e Elvis Prisley, gjyshi i Gjonit u emocionua aq
shumë sa që u përlot.