Ndragheta 8.5 mln euro trafik droge nga Shqipëria, antimafia italiane prangos 51 persona

Handover” ka zbardhur dhe një herë lidhjet e mafies kalabreze
Ndrangheta me trafikantë shqiptarë për afera biznesi të marijuanës së
kultivuar në Shqipëri.

Operacioni i drejtuar nga Prokurori i Antimafias së Reggio Calabrias
Giovanni Bombardieri vuri në masa ndalimi 53 persona, ekzekutoi 51 prej
tyre, 42 prej të cilëve me arrest në burg e 9 në arrest shtëpiak. 

Të gjithë të akuzuar për aktivitet mafioz për llogari të klanit
ndrangjetist Pesce, për trafik droge kryesisht marijuanë e hashash e
trafikuar nga Shqipëria, trafik e armëmbajtje pa leje, kërcënim, dhunim e
zhvatje me metoda mafioze.

Me të njëjta akuza për veprimtari mafioze u vunë në sekuestrim 3
kompani me bazë në komunën Rosarno të Reggio Calabrias me vlerë 8.5
milionë euro.

Dosja
hetimore me 1540 faqe e antimafias kalabreze ka zbardhur se klani
ndranghetist Pesce i drejtuar nga bosi mafioz Antonino Pesce, trafikonte
lumë droge e kryesisht marijuanë e hashash nga Shqipëria në Puglia, më
pas në Kalabri e shpërndahej në Veri të Italisë.

Ndër të arrestuarit është mafiozi Domenico Ciurleo e në mandatin e
arrestit ndaj tij, prokurorët e antimafias italiane shkruajnë se ishte
personi lidhës që realizonte importimin e menaxhimin e trafikut të
marijuanës dhe hashashi nga Shqipëria në Itali.

Në bisedat e përgjuara nga Antimafia Italiane zbardhen sasi të mëdha
marijuanë e trafikuar nga trafikantët shqiptarë që kishin bazën e tyre
në rajonin e Puglia për llogari të familjes Pesce.

Çmimi për çdo kilogramë drogë arrinte deri në 1500 euro. Mafiozi i
përgjuar Domenico Ciurleo në një bisedë telefonike shprehet “se fitonte 4
mijë deri 5 mijë euro në 150 kg marijuanë të trafikuara ndërsa familja
mafioze Pesce deri në 20 mijë euro.”

Ky klan mafiozë ishte degëzuar në territoret Vibo Valentia, Torino,
Foggia, Imperia, Asti, Benevento, Cagliari, Napoli, Prato e Rovigo.

Shumica e ngarkesave me drogë shërbente për të furnizuar tregjet e shitjes në Rivierën Ligure Sanremo, Imperia etj.