Meta apel të rinjve që votojnë për herë të parë: Pjesëmarrja juaj është oksigjen për demokracinë Meta apel të rinjve që votojnë për herë të parë: Pjesëmarrja juaj është oksigjen për demokracinë

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, presidenti
Ilir Meta, iu ka bërë një thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë.

Kreu i shtetit apelon që ata të votojnë masivisht këtë të diel pasi pjesëmarrja e tyre është oksigjen për demokracionë

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju!

Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur
rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.

Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri !

Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj!”, shkruan Meta.