Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Dibër.
Pas arrestimit të dy zyrtarëve që po blinin vota në emër të PS-së në zonën e Maqellarës, Rama thotë se po inskenohen situata që të dëmtojnë atë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se kundërshtarët vrasin,
kërcënojnë dhe inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS-së që të
baltosin PS, por në fund shfaqen siç janë, si llumi i shoqërisë.
‘Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa
lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u
betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri
në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet
të dielën!’, shkruan Rama.