Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i shkon Bashës në zyrë, një ditë para nisjes së votimit

Vetëm më pak se 24 orë përpara hapjes së qendrave të votimin
ambasadorja e SHBA ka vazhduar axhendën e saj për mbarëvajtjen e
procesit zgjedhor edhe këtë të shtunë.

Këtë paradite ajo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të kryer një takim me kryetarin e saj Lulzim Basha. Pritet që diplomatja të diskutojë me Bashën për zhvillimet e fundit gjatë fushatës.

Kujtojmë se kreu i PD-së ka bërë një fushatë perëndimore dhe larg gjuhës së vrazhdë elektorale.