Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shfrytëzoi sot heshtjen zgjedhore për
të informuar votuesit shqiptarë se sit ë plotësojnë në mënyrën e duhur,
fletën e votimit, me qëllim që ajo të jetë e vlefshme.
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së, në një deklaratë para mediave ka sjellë në vëmendje të zgjedhësve informacione të mënyrë së votimit.
“Këtë ditë të heshtjes zgjedhore do të ketë vend për të përcjellë mesazhe të dobishme për votuesish, – tha Celibashi.
“ Do të votohet vetëm me një fletë votimi. Në atë janë emrat e
partive dhe koalicioneve si dhe numrat që i korrespodojnë kandidatëve.
Në disa qarqe kandidojnë edhe të pavarur. Duhet të votohet në një nga
tri mënyrat që janë bërë tashmë publike.
Pra, një votues mund të zgjedhë vetëm një parti ose koalicion duke vendosur shenjën iks (X) ose plus (+).
Mënyra tjetër ka të bëjë edhe me votimin për partinë a koalicionin si
edhe kandidatin duke vendosur shenjën iks (X) apo plus (+) aty ku
parapëlqen.
Mënyra e tretë e votimit është se votuesi mund të votojë vetëm për
një kandidat që është pasqyruar me numër duke vendosur shenjën iks ( X )
ose plus (+) pa qenë nevojë që të vendosë këto shenja tek kuadrati i
partisë apo koalicionit.”