Nga konferenca për shtyp e Presidentit Ilir Meta sot:
Ilir Meta: Siç e dini, Presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë, doli me parullën që Lulzimi është kukull e Doktori
Jo vetëm kaq po kishte dhe sondazhe të besueshme, kuptohet nga
Batoni, ai është njeriu më i besueshëm i Beogradit. Kuptohet është dhe
Frroku, po Frroku merret me çështje të tjera, jo me sondazhe, se
sondazhet i bën Batoni- dhe tha se aty- aty janë në Shqipëri.
Dhe gjithë këto që po ndodhin në Elbasan, Kavajë e që duan të bëjnë
në Vlorë dhe duan të bëjnë kudo, të gjitha këto janë pjesë e këtij
skenari që të përmbyset e të tjetërsohet vullneti i popullit shqiptar
për ndryshim dhe të ardhmen e tij dhe të çohet me dhunë duke përdorur
policinë e partisë dhe patronazhistët në kundërshtim me ligjin e
policisë së shtetit, duke përdorur prokurorët e Agaçit. Agaçi e
kontrollon Vetingun, ai i ka bërë këto aferat e gjithë këto ligjet me
porosi, kështu që kjo gjë nuk do të ndodhë.
Unë kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe të
palëkundur, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dua Shtetet e
Bashkuara të Amerikës sepse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci
dhe mbi të gjitha jam i interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE
sa më shpejt.
Ky ka qenë përkushtimi i jetës sime që si student dhe drejtues i Lëvizjes Studentore dhe kjo do të ndodhë se s’bën.
Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër, por do të shndrisë. Se
shqiptarët do të votojnë për Shqipërinë e shqiptarëve! Prokurorët,
policët të bëjnë detyrën, të zbatojnë ligjin.
Sa i takon, se e di unë që do të kini ndonjë merak ju dhe e kisha
fjalën këtu që… nuk impresionohet Presidenti i Shqipërisë nga të
gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë.
Kjo është histori e përfunduar. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve!”