Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar arsyen e takimit të saj
sot në selinë e Partisë Demokratike, me Kryetarin e PD-së, Lulzim
Bashën, një ditë para votimit.
Znj. Kim shkroi në Twitter: “Unë e takova sot Kryetarin e PD, Lulzim Bashën, njësoj siç takova Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta në 48 orët e fundit. Ne e përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat. Por, ne mbështesim plotësisht të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.
Ambasadorja amerikane ishte të shtunën paradite në orën 10:30 në
selinë e PD, në një takim që zgjati 30 minuta me kreun e opozitës,
Lulzim Bashën.