Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje PS-së që të mos bllokojë numërimin.
Basha deklaroi se kutitë e hapura deri më tani janë të zonave që njihen si bastione të PS-së dhe humbja në këto zona është e thellë për partinë në pushtet.
Në fund, Basha u shpreh se fitorja do ti takojë çdo shqiptari.
Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së:
Dua t’ju falenderoj të gjitha mediat për punën e jashtëzakonshme dhe që do ta vazhdoni deri sa numërimi të mbarojë.
Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendra, të
cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet dhe favorizojnë
historikisht partinë në pushtet.
Thënë kjo, partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votave të
numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura në Përmet, në Këlcyrë, në
Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti, të cilat faktikisht ishin
shënuar.
Sistemi është bërë i tillë në kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte
më mirë, kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe me një
fitore apo një rritje le të themi, të numrit të votave për PD dhe
Koalicionin për Ndryshim.
Ky është fillimi!
Pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, po ku qartësisht
janë ndëshkuar siç ishte zona 10 në Tiranë, ku PD-ja ka rritje prej 30%
dhe PS-ja një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt,
Kërcyrës, Përmetit ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët,
do të vijë edhe radha e kutive të tjera.
Po ajo që është e qartë si drita e diellit se derisa janë
ndëshkuar në ato që I konsideronin bastione, ne presim që vota për
ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Aleancës për Ndryshim të konfirmohet
në të gjithë vendin.
Çfarë është e rëndësishme tani është që ata e dine fare se me
projeksionet aktuale se çfarë i pret në kutitë e tjera, t’i lënë lojërat
.
Janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamzë dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër.
Le ta vazhdojnë numërimin sepse vullneti i popullit është në kuti
dhe thirrja ime ndaj çdo numëruesi dhe çdo komisioneri është: vazhdoni
punën sipas ligjit, me përgjegjësi dhe seriozitet.
Vullneti i popullit është në ato kuti.
Numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit
dhe unë jam i bindur se ashtu siç janë thyer në ato që i konsideronin
bastione të tyre, ashtu në fund të këtij numërimi ndryshimi do të jetë i
prekshëm për të gjithë.
Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme , fitorja e Shqipërisë do t’i takojë çdo shqiptari.