Dy të rinj janë konfliktuar për motive banale të çastit në rrugën e spitalit të Vlorës.
Mësohet se të rinjtë kanë dalë nga makina dhe janë zënë më pas me sende të forta.
Njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me levë hekuri duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe kokë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës me urgjencë nga persona që kanë qenë aty pranë në momentin e konfliktit.