Ambasadori britanik në Vlorë: Sapo të mbarojë ky proces do kemi kohë të flasim gjatë për të

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, teksa ka ndjekur
procesin e numërimit në Vlorë nuk ka preferuar të bëjë shumë komente.

Norman: Është kënaqësi të jem në Vlorë dhe të marr pjesë gjatë
numërimit. Dje udhëtuam në qendër të Shqipërisë për të parë si shkonte
procesi i votimit. Sot kemi ardhur në jug për të parë si shkon procesi i
numërimit.

Norman tha se sapo të mbarojë ky proces zgjedhor do të kemi mundësi të diskutojmë dhe flasim për një kohë të gjatë rreth tij.