Kulla e Tiranës/ Lubonja: Si Rama komprometoi opozitën

n

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend ku vëmendja më e madhe në këto ditë të nxehta gushti është ndërtimi i një kulle në mes të Tiranës. Në një intervistë në studion e News 24 ai është ndalur te reagimi i kryeministrit Rama duke nënvizuar se biseda rreth këtij projekti nuk duhet reduktuar vetëm te emrat e Ramës dhe Berishës. Sipas Lubonjës, Berisha mund të lidhet me ndërtimin e kullës për shkak të lidhjeve të së kaluarës kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë. Sa i përket reagimit të Ramës në rrjetet sociale, Lubonja u shpreh se kreu i qeverisë ka përdorur këtë mënyrë komunikimi përgjatë gjithë karrierës, ndërsa u shpreh se problemi është mosprekja e argumenteve thelbësore lidhur me këtë çështje.

nnnn

“Edhe mediat pranë Ramës në vend që të thonë se “kullat janë zhvillim, kullat janë pasur, kullat janë për turistët, janë të bukura, etj, etj thanë se fajin e ka opozita sepse kjo kullë është e Berishës. Disa e thanë dhe disa jo se “Rama po e bën këtë që të blejë opozitën”. Kjo është problematike për Ramën, sepse po bëhet një kullë në të keqe të qytetarëve të Tiranës duke u marrë hapësirat publike, por edhe se po korrupton opozitën me të. Mirë që korruptohet opozita, por problemi është se ti po e korrupton opozitën.

nnnn

Biseda nuk duhet reduktuar vetëm te Rama dhe Berisha, por duhen gjetur ata që ndërtojnë. Berisha mund të lidhet me kullën për shkak të së kaluarës. Është e vështirë që t’i sulmojë oligarkët sot që dikur i ka pasur pranë. Padyshim që oligarkët i ruajnë disa gjëra për çdo rast. Berishën sot e akuzojnë se po mbyll gojën. Kjo është politika e Ramës për të kompromentuar opozitën.

nnnn

Qytetarët duhet të protestojnë pavarësisht opozitës. Pyetja që shtrohet për partitë e vogla si “Lëvizja Bashkë” është se nëse ke një opozitë që thotë se do ndërtojë teatrin ashtu siç ishte dhe ke një tjetër që thotë se do ndërtojë të riun, a mund të jesh i baraslarguar? Duhet bashkim për të hequr këtë rrezik sepse është ndërtuar një regjim. Këto parti po mbyten për vete dhe duhet të bashkohen të gjithë, duke vendosur edhe kushte.

nnnn

Rama përgjatë karrierës ka thënë fjalime të tilla. Të gjithëve u thoshte kazanë, non-grata, etj. Problemi këtu është mosprekja e argumenteve thelbësore që qëndrojnë. Duhet t’i kthehemi historisë kur analizojmë. Rama bëri një plan me kulla ku respektonte ndërtimet e vjetra në Tiranë. Ishte diçka më e rregullt, edhe pse isha kundër. Tani ia ka futur me kulla ngado, duke ndërtuar edhe pas xhamisë”, – u shpreh ai.

n