n
Teksa kryebashkiaku Fredi Beleri qëndron pas hekurave, deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka zhvilluar një takim me të.
nnnn
Deputeti tha se ka dhjetëra akuza për korrupsion në zgjedhjet e 14 Majit, dhe vetëm Beleri ndodhet sot pas hekurave, duke i hequr të drejtën për t’u betuar.
nnnn
Syrigos deklaroi se ndaj Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, ndërsa kërcënoi Shqipërinë me integrimin në BE.
nnnn
“Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, pse qeveria nuk e lejon të bëjë betimin si kryetar bashkie. Është shkelje e të drejtave civile.
nnnn
Ky rast dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. Hapi tjetër do të ndodhë për Shqipërinë në BE, sepse BE luan rol të rëndësishëm në respektimin e të drejtave.
nnnn
Nga 31 raste të hetuara për korrupsion zgjedhor, vetëm Beleri është në burg”, tha deputeti Syrigos.
n