Tre shqiptarë kapen në “shtëpi bari”, çfarë justifikimi i dhanë gjykatës angleze

n

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në një “shtëpi bari” në Swansea të Uellsit.

nnnn

Mediat britanike raportojnë se Matild Hodja, Alan Dollpaj dhe Ervin Vukaj dolën sot pra gjykatës ku ngritën pretendimet e tyre se kishin rënë viktima të personave të tjerë

nnnn

Dy prej tyre thanë se kishin shkuar në banesë për të pastruar, dhe tjetri si hidraulik, por u habitën kur panë se aty kultivohej kanabisi.

nnnn

Ata i kërkuan falje gjykatësit duke u shprehur se duan vetëm të largohen drejt familjeve të tyre në Shqipëri.

nnnn

Gjykata i mori parasysh kërkesat, dhe vendosi t’i dënojë tre shqiptarët me nga 9 muaj burg dhe dëbim menjëherë pas lirimit.

nnnn

Një tjetër shqiptar, 53-vjeçari Ndriçim Zeqo u arrestua lidhur me ngjarjen, por u shpall i pafajshëm.

n