n
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike brenda repartit ushtarak në Zall Herr. Kryedemokrati e cilëson një skandal të turpshëm për ushtrinë shqiptare. Berisha shton se prej kësaj implikohet Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sipas tij, Peleshi është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie.
nnnn
Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Peleshit, pas këtij skandali që e konsideron dëshmi për “narkoshtetin e Edi Ramës”.
nnnn
Reagimi i Berishës:
nnnn
Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri.
nnnn
Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindëra rrënjë të Kanabis Sativa.
nnnn
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.
nnnn
Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.
nnnn
Partia Demokratike e Shqiperisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar.
n