Kasami pritet të jetë lideri i parë i shqiptarëve të Maqedonisë që do të takohet me kryeministrin Rama, thekson BESA duke shtuar se kjo dëshmon një qasje të re të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe pas suksesit të madh që shënoi Lëvizja Besa ne këto zgjedhje.
Ndërkohë mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Kryeministri Rama ka takuar edhe liderin e Aleancës, Zijadin Selën ndërsa nesër do të takoj liderin e BDI, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH, Menduh Thaçi.