“E njoh Lulzim Berishën. Kam 50 vjet që jetoj në Durrës. Kemi marrëveshje me Shërbimin e Provës. Janë 36 persona që përfitojnë nga ky shërbim. Është thjeshtë baltosje nga PD”, tha Dako.
Sipas tij, gjykata nuk ka vendosur ende për punë vullnetare për Lulzim Berishën dhe se me deklaratën e sotme Basha pengon Vettingun.
Kryebashkiaku Vangjush Dako, reagoi edhe më herët lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij se ka mundësuar lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, nëpërmjet ofrimit të një pozicioni pune.
Dako i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thënë se Lulzim Berisha do të kryejë punë vullnetare.
“Ai do të kryejë punë vullnetare në një nga ndërmarrjet e Bashkisë si ajo e pastrim gjelbërimit, dhe nuk do të paguhet për punën e tij në shërbim të komunitetit. Angazhimi i Lulzim Berishës është një procedurë standarde që Bashkia e Durrësit e aplikon me çdo të burgosur në liri me kusht”, shprehet Dako.
Në vijim ai shton se rasti i tij është korrekt, njëlloj siç veprohet me të dënuarit e tjerë,
Gjithë kjo situatë vjen pas një shkrimi të publikuar nga agjencia “Birn”, ku thuhej se një ndër arsyet e lirimit, ishte edhe garancia e dhënë nga Bashkia Durrës për punësimin e tij.
Gjykata e Apelit të Durrësit liroi me kusht më 5 dhjetor Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit, i akuzuar për një sërë krimesh, mes tyre dhe vrasje.
Trupi gjykues i vendosi si kushte Lulzim Berishës që “Të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Të mos kryejë vepra penale. Të mos shoqërohet me persona me precedent penalë”.
Berisha kërkoi në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndrojë në qeli” lajmi i mare nga noa.al