Facebook ka nisur tratativat me studiot televizive dhe prodhues të tjerë audioviziv për të financuar prodhimin e videove origjinale për tu publikuar në rrjetin social.
Sipas faqeve Recode dhe Business Insider, që citojnë Ricky Van Veen, bashkëthemeluesin e CollegeHumor, që ka hyrë në Facebook gjatë 2016, do të jetë shefi i bisedimeve.
Sipas thashethemeve, Facebook nuk do të synojë prodhuesit e mëdhenj si Netflix apo Amazon, por interesohet për shovv televiziv, game shovv dhe sport, që të jenë si origjinale dhe me liçencë.
“Këtë vit kemi vendosur komandën “Video”, një zonë e dedikuar për filmimet në Facebook. Objektivi ynë është ti hapim rrugën një ekosistemi të përmbajtjes së partnerëve për ta vendosur në seksionin e social. Kështu, jemi duke eksploruar mundësinë e financimit të disa përmbajtjeve si origjinale dhe me liçencë”, ka thënë Van Veen.
Për Facebook nuk bëhet fjalë për një lëvizje të re. Shoqëria e Mark Zuckerberg ka marrëveshje me figura të njohura dhe kompani mediatike me një investim prej 50 milionë dollarë, siç dhe ka bërë të ditur muajt e kaluar Vvall Street Journal, për të përdorur funksionin “Live” të social, pra transmetimi i videove të drejtpërdrejta.