Tërmet, protestojnë banorët e fshatit Zharrëz

Banorët e fshatit Zharrëz protestuan pas tërmetit me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter që u regjistrua sot rreth orës 1 e 19 minuta të mëngjesit, 4 km në veri të Patosit. Ditët e fundit, ata janë ankuar për lëkundje të vazhdueshme në zonën e tyre, ndërsa akuzojnë një kompani naftënxjerrëse si shkaktare të tërmeteve.