Berlini në shok pas sulmit të djeshëm terrorist

Berlini është në shok dhe në zi pas sulmit të djeshëm terrorist në Tregun e Krishtlindjes që shkaktoi 12 viktima e 48 të plagosur. Në të gjitha godinat publike në Gjermani, flamujt janë në gjysmë-shtizë, ndërsa nuk mungojnë ceremonitë fetare. Autoritetet gjermane konfirmuan versionin e një atentati terrorist. Ndërkaq, 23-vjeçari nga Pakistani mohon të jetë autor i sulmit. I riu i cili kërkonte azil në Gjermani u arrestua si personi i dyshuar që me një kamion hyri mes turmës dhe vrau 12 vetë. Ndërkaq, shtypi gjerman nuk përjashton mundësinë që të jetë prangosur njeriu i gabuar.