Në Bolonja të Italisë goditet një bandë grabitësish, arrestohen 8 shqiptarë. Grupit që vepronte në zonën e Emilia Romanjas iu sekuestruan shumë prej mallrave të grabitura. Të prangosurit jetonin në tre apartamente në vendin fqinj mes Bolonjas e Kazalekios. Në shënjestër ishin shtëpitë e italianëve, kryesisht vila.