Sinoptikanët: Ditët e ardhshme temperaturat do të shënojnë rënie drastike

Ndërsa moti i ftohtë në vend favorizon gripin, sinoptikanët njoftojnë se ditët e ardhshme, temperaturat do të shënojnë rënie drastike. Kjo fund-javë parashikohet ta gjejë të gjithë territorin shqiptar në vlera negative, duke bërë që në vendet e ulta të arrijnë deri në minus 5 gradë celcius, ndërsa në bregdet, minus 2 apo minus 1. Sipas meteorologes Lajda Porja nga shërbimi Meteoalb, në zonat malore, termometri pritet të regjistrojë vlera më të ulta edhe se minus 15 gradë celcius nga e shtuna e në fillim të javës së ardhshme. Ndërkaq, nga nesër e deri të premten na shoqëron mot i paqëndrueshem me rreshje shiu, si dhe dëborë në zonat malore. Fund-java vjen me ndërprerje të shirave.