Projekt për rritjen e lexueshmërisë për nxënësit

Bashkia e Tiranës u fokusua gjatë këtij viti në ndërtimin e shkollave, palestrat e të cilave do të jenë në shërbim të nxënësve, por dhe të komunitetit. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të palestrës së shkollës së mesme “Sinan Tafaj”. Veliaj bëri të ditur gjithashtu edhe nismën e Bashkisë së Tiranës për ti dhuruar çdo maturanti, në fund të shkollës, edhe një set me veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, që u nda nga jeta, pak javë më parë.