Ligji i ri për Teatrin Kombëtar shkon në Presidencë

Ligji i ri për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë. Burime për Top Channel nga Kuvendi dhe Presidenca thonë se ligji mban të njëjtin numër me atë të variantit të parë, 37/2018.
Kuvendi ia ka dërguar Presidentit për shpallje dhe dijeni, por palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë apo jo që të rikthejë dy herë ligjin.

Partia Socialiste e konsideron si të njëjtin ligj, pasi mban të njëjtin numër identifikues, ndërsa Partia Demokratike e konsideron si ligj të ri, gjë që do t’i jepte Metës të drejtën e rikthimit të ligjit.

Stafi i Presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi. Burime nga presidenca thonë se ende nuk ka një qëndrim se çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta.

Vendimi për dekretim ose jo do të bëhet brenda 20 ditësh, pas kthimit të Metës nga OKB-ja.

25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)