Shqipëria u listua sot në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit. Ndërsa dha lajmin, Kryeministri Rama u shpreh i bindur për suksesin e këtij operacioni. “Ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të Opozitës sonë rrugëhumbur”, – deklaroi Rama. Pas operacionit të Eurobondit të 2015-ës, që i mundësoi vendit emetimin e 450 milionë eurove për 5 vjet me një kupon rej 5.75%, Shqipëria emetoi një Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe blerjen e një pjese të atij ekzistues që maturon deri në vitin 2020. Transaksioni synon mbulimin e nevojave të financimit të qeverisë dhe menaxhimin në mënyrë proaktive të profilit të borxhit publik të Shqipërisë.