Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pritet që të paraqitet në Prokurori

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veli pritet të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të dëshmojë për çështjen “Babale”. Emri i Ardi Veliut përmendej nga dëshmitari i Prokurorisë, Fredi Alizoti në një video të shpërndarë prej deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas Alizotit, ishte kreu i Policisë që mbrëmjen e 1 Tetorit e shoqëroi në Prokurori me automjetin e tij për të dëshmuar lidhur me çështjen Babale. Ai ka pranuar se në audiopërgjimin që pretendohet se implikon ne pazare droge Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, zëri i Xhafajt është i tij.