Kryeministri Rama iu drejtohet me një tjetër mesazh studentëve, të cilëve ju kërkon të vazhdojnë protestën, por të ngrejnë urën e komunikimit me Qeverinë. Rama shprehet i gatshëm t’i presë në çdo orë që dëshirojnë. Gjithashtu, thekson gatishmërinë për të punuar me ta, siç thotë “për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin”. Ndër të tjera, shefi i Ekzekutivit shkruan: “Mbase “tryeza e Qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e Parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140, plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8 plus, pikat e mia”