Prej 4 orësh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme brenda mjediseve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 11 ndërtesa një dhe dy katëshe, kryesisht me funksione shërbimi do të shemben në kuadër të rehabilitimit të ambjenteve të këtij universiteti. Në mbështetje të IKMT-së janë dhe forcat e policisë. Deri tani nuk regjistrohen incidente.