Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në qytetin e Librazhdit, ku simpatizantë të PD-së hodhën sende drejt makinës së kryeministrit, por jo vetëm. Me thirrjet “Rama ik” qytetarët u konfrontuan edhe me policinë, e cila ishte vendosur para turmës së protestuesve në mënyrë që këta të fundit të mos cënonin eskortën e kryeministrit. Pas protestës së qytetarëve eskorta e kryeministrit ka ndërruar intinerar, duke u futur në një rrugë dytësore.