Gjermania gjykon se negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike. Kjo i është bërë e ditur sot ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në takimin që zhvilloi në Berlin me homologun gjerman, Heiko Maas. Ministri i Jashtëm gjerman siguroi Cakajn për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në ambiciet e saj për lidership multilateral. Në këtë kuadër u ra dakord që axhenda të vijojë me intensitet të plotë.